Zvicra mposhti Turqinë, ruan shpresat për kualifikim
20 qershor 2021
| 19:56
Zvicra e ka mposhtur Turqinë me rezultat 3-1, në ndeshjen e fundit të Grupit A.
Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në ketë ndeshje duke realizuar dy gola, kurse një tjetër e shtoi Seferoviq. Për Turqinë golin e vetëm e shënoi Irfan Kahveci. Paraqitje të mirë pati edhe Granit Xhaka, i cili nga gjuajtja e lirë e goditi shtyllën pingule. Në pesë minutat e fundit luajti edhe shptari i tretë, Admir Mehmedi.
Zvicra e mbylli pozitën e tretë me katër pikë, Turqia përshendetet nga Kampionati Evropian me 0 pikë.
/Epoka e re/