Zvicra në referendum, synon të ndalojë mbulimin e fytyrës

07 mars 2021 | 15:16

Zviceranët do të vendosin këtë të diel për ndalimin e burkas.

Referendumi “Po për ndalimin e fshehjes së fytyrës”, ose iniciativa anti-burka, siç u quajt, synon të ndalojë fshehjen e fytyrës në hapësirat publike.

Fushata u ndërmor nga Partia Popullore Zvicerane e ekstremit të djathtë.

Sipas sondazheve të fundit, rezultati i votimit deri tani është në ekuilibër.

49% kanë votuar po, 47% e të anketuarve janë kundër dhe 4% janë ende të pavendosur.

Kutitë e votimit janë mbyllur në 12:00 dhe rezultatet paraprake priten të dalin në orët e pasdites.

Nisma popullore do të duhet të marrë një shumicë të dyfishtë të njerëzve dhe kantoneve, pasi kërkohet ndryshim i Kushtetutës.

Propozimi për referendumin tregon marrëdhënien e vështirë të Zvicrës me islamin, ndërsa në vitin 2009 në vend u ndalua ndërtimi i minareve në xhami.

Dy kantone e ndalojnë që tani mbulimin e fytyrës.

Ndërkohë, Franca e ndaloi mbulimin e fytyrës në publik në vitin 2011, ndërsa ligje të ngjashme ka Danimarka, Austria, Holanda dhe Bullgaria./oranews/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…