Zvicra paraqet kartëmonedhën më të sigurt në botë
Banka Nacionale e Zvicrës ka paraqitur tashmë kartëmonedhën e re prej 20 frangave.
Për të, zëvendësdrejtori Fritz Zurburg thotë se mund të jetë kartëmonedha më e sigurt në botë.
Bankënota e kuqe është përpunuar prej letre, e forcuar me fibra pambuku, ndërsa në brendësi ka polimer bazë.
20-frangëshi ka një total prej 15 karakteristikash të sigurisë, duke përfshirë mundësinë ta ndryshojë ngjyrën, po ashtu harta prej argjendi e Zvicrës dhe kryqit që është në flamur.
Një pjesë e elementeve kundër falsifikimit mund të shihet vetëm nën dritën ultravjollcë ose me mikroskop.
Kartëmonedha në qarkullim do të dalë më 17 maj.
Përveç nga metodat më moderne të mbrojtjes kundër falsifikimit, kartëmonedhat e reja prej 20 frangash kanë një format më të vogël se më parë, kështu që kartëmonedha është e thjeshtë për t’u përdorur, tha Banka Nacionale e Zvicrës.