Zvicra publikon listën, ftohen tre futbollistë shqiptarë

27 gusht 2021 | 15:09

Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nis një cikël të ri, me trajner të ri pas largimit të Vladimir Petkoviç. Helvetikët do t’i zhvillojnë tri ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në muajin shtator dhe trajneri i ri Murat Yakin ka publikuar listën e futbollistëve.

Zvicra do të përballet me Greqinë më 1 shtator, me Italinë më 5 shtator si dhe me Irlandën më 8 shtator në udhëtim. Nga lista e publikuar nga Yakin, në të janë edhe tre futbollistë shqiptarë të ftuar.

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri janë grumbulluar nga Yakin për këto tri ndeshje.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…