Zvicra shënoi 552 raste të reja me koronavirus

07 prill 2020 | 09:14

Rastet e të infektuarve me koronavirus po vazhdojnë të rriten në Zvicër. Vetëm dje Ministria e Shëndetësisë e Zvicrës raportoi për 552 infeksione të reja të identifikuara.

Por, ekziston një rënie në rastet e reja nga e diela, kur janë regjistruar 822.

Totali kombëtar ka arritur të paktën 21.652 raste, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik të Zvicrës.

Numri i të vdekurve në këtë shtet nga virusi korona është 584, raporton CNN.

Zvicra ka një popullsi rreth 8.5 milionë, që do të thotë se ka rreth 252 raste për çdo 100 000 banorë, tha zyra. “Zvicra ka një nga statistikat më të larta në Evropë”, tha ajo në një deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë një lajm të…