Zvicra shpall gjendje emergjente, shkak koronavirusi

16 mars 2020 | 17:32

Edhe Qeveria e Zvicrës ka shpallur gjendje emergjente në tërë vendin, duke marrë masa mbojtëse ndaj koronavirusit.

Sipas vendimit, i cili do të hyjë në fuqi në mesnatë, të gjitha dyqanet, restorantet, bibliotekat, pishinat, diskotekat, baret, etj., do të mbyllen.

Sipas vendimit të qeverisë zvicrane, marketet ushqimore dhe barnatoret do të mbesin të hapura, raporton “Epoka e re”.

Nga koronavirusi në Zvicër janë infektuar 2200 persona, 19 prej tyre kanë vdekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
17.03.2020 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit   Mitrovicë 1…