Zvicra shtyhen ndeshjet e fundjavës
28 shkurt 2020
| 16:15
Koronavirusi është një nga më të diskutuarat kohët e fundit, teksa ka mbërritur në Evropë, me Italinë që është vendi më i prekur, ku kanë humbur jetën edhe disa persona.
Pikërisht kjo ka prekur edhe futbollin, teksa në Itali është marrë vendimi që ndeshjet e kësaj jave të luhen pa tifozë. Megjithatë paniku nuk ka përfshirë vetëm Italinë, teksa edhe Zvicra ka marrë së fundmi një vendim për ndeshjet e kësaj fundjave. Është vendosur që ndeshjet e kampionatit zviceran të shtyhen për këtë javë, kjo për shkak të frikës nga Koronavirus.