Zvicra shumë afër Evropianit, shënon ndaj Izraelit

15 nëntor 2023 | 21:31

Është duke u zhvilluar ndeshja e mbetur e Grupit I, ndërmjet Izraelit dhe Zvicrës.

“Helvetikët” kanë marrë epërsinë pak minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Ruben Vargas arriti ta zhbllokoj rezultatin në minutën e 36-të.

Te Zvicra janë ftuar tre shqiptarë, prej të cilëve vetëm Granit Xhaka e filloi ndeshjen nga minuta e parë, kurse Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri janë në bankën rezervë.

Ndeshja po zhvillohet në një stadium neutral, për shkak të luftës mes Izraelit dhe Palestinës.

Ndeshja e së mërkurës është zhvendosur në “Pancho Arena” të Hungarisë.

Para kësaj ndeshja, Zvicra ishte në vendin e dytë në Grupin I me 15 pikë, kurse Izraeli ishte në vendin e tretë me katër pikë më pak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nik Gjeloshaj, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, ka folur për…