Zvicra sot rihap një pjesë të madhe të bizneseve
Zvicra do t’i lehtësojë masat e vendosura për shkak të Covid-19 gjashtë javë pasi vendosi kufizime të mëdha në jetën publike.
Këshilli Federal i Zvicrës njoftoi për një plan me tre faza që synon lehtësimin e bllokimit të vendit.
Duke filluar nga sot:
– Sallonet e bukurisë, kozmetikat, qendrat e kopshteve dhe dyqanet e luleve lejohen të rihapen.
– Mjekët dhe fizioterapistët gjithashtu lejohen të rihapin aktivitetet e tyre.
– Spitaleve u lejohet të kryejnë procedura mjekësore që u shtynë për shkak të shpërthimit të Koronavirusit në vend.
– Dyqanet dhe bizneset duhet të respektojnë rregullat më të rrepta të higjienës dhe të sigurojnë që klientët të zbatojnë distancimin social.
Autoritetet federale zvicerane thanë se mbajtja e maskës nuk është e detyrueshme, megjithatë 1 milion maska do të ofrohen çdo ditë për dy javë nga sot për shitësit.
Rihapjet e mëtejshme:
– Më shumë dyqane dhe shkolla fillore janë vendosur të rihapen brenda dy javëve të tjera, duke filluar nga 11 maji.
– Institucionet e arsimit profesional dhe të lartë, si dhe bibliotekat, kopshtet zoologjike dhe muzetë janë vendosur të hapen nga 8 qershori, me kusht që numri i të infektuarve mos të jetë në shifra të larta.
Zvicra ka regjistruar 29.061 raste me Covid-19 dhe 1,337 viktima, sipas Zyrës Federale të vendit për Shëndetin Publik.