Zvicra tani ka një nga incidencat më të larta në Evropë nga COVID-i
06 prill 2020
| 10:58
Zvicra raportoi 822 raste të tjera të të infektuarve me COVID 19 të dielën e 5 prillit, duke e çuar numrin në 21 100, njoftoi Zyra Federale e Shëndetit të Zvicrës.
Të paktën 559 njerëz kanë vdekur nga virusi korona që prej paraqitjes së rastit të parë në Zvicër.
“Zvicra tani ka një nga incidencat më të larta (246 / 100,000) në Evropë”, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të autoriteteve shëndetësore.