Zvicra, vendi më i lirë në botë
25 janar 2018
| 13:23
Zvicra është vendi më i lirë në botë në Indeksin e Lirisë Njerëzore, të publikuar sot.
Indeksi përdor 79 tregues të lirive personale, civile dhe ekonomike për të renditur 159 vende dhe autoritete në mbarë botën.
Në pesëshen e parë, pas Zvicrës radhiten Hong Kongu, Zelanda e Re, Irlanda dhe Australia.
Nga vendet e rajonit të Ballkanit, Kroacia është radhitur në pozitën numër 43, Mali i Zi 51, Serbia 55, Bosnja dhe Hercegovina 57 dhe Maqedonia 60. Për Kosovën nuk janë bërë matje.
Indeksi është publikuar nga Institucti Cato në ShBA, Instituti Fraser në Kanada dhe Fondacioni Friedrich Naumann në Gjermani.