Zvicra vendos kuota pune për shtetasit e vendeve të treta
25 nëntor 2022
| 08:29
Për vitin 2023 qeveria do të lëshojë të njëjtin numër lejesh pune për joevropianët si këtë vit, njoftoi të mërkurën Këshilli Federal, përcjell albinfo.ch.
Kjo do të thotë se 8,500 punëtorë të kualifikuar nga vendet e treta mund të punësohen në Zvicër: 4,500 do të përfitojnë nga një leje B dhe 4,000 nga një leje L.
Për më tepër, 3,500 leje janë lënë mënjanë për punëtorët nga MB, pasi qytetarët britanikë përfitojnë nga kuota të veçanta: 2,100 sipas një leje B dhe 1,400 nën një leje L.
“Autorizimet lëshohen sipas nevojave të kompanive dhe duke marrë parasysh interesat ekonomike të Zvicrës”, tha Këshilli Federal, duke shtuar se “përparësi u jepet punëtorëve tashmë të pranishëm në vend”.