Zvicra vendos pagën minimale më të lartë në botë
04 tetor 2020
| 20:09
Gjeneva, një nga qytetet më të shtrenjta të botës, do të vendosë brenda dy javësh një pagë të re minimale prej 23 frangash zviceriane në orë (rreth 21 euro). Kjo do të jetë paga minimale më e lartë në planet.
Duke llogaritur një mesatare prej 41 orësh pune në javë, paga e re minimale do të jetë 4 086 franga në muaj, ose 3 700 euro.
Kjo shifër do të jetë shumë më e lartë sesa paga minimale e australianëve, që është 2180 euro në muaj./A2