Zvogëlohen pritjet kufitare

11 gusht 2024 | 16:51

Pritjet kufitare janë zvogëluar, për dallim me përditësimin që u publikua orë më parë.

Për momentin pritjet për dalje nga Kosova nga pika kufitare në Merdarë zgjasin 10-20 minuta, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Situatë e ngjashme është edhe te Dheu i Bardhë, mërgimtarët për të dalë nga aty presin deri në 10 minuta – periudhë kjo e njëjtë me atë të Jarinjes, dhe të Bërnjakut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United është gjithnjë e më optimist për arritjen e…