Zvogëlohet dënimi i Pogbas, mesfushori francez do të rikthehet të luajë për Juventusin që këtë sezon
04 tetor 2024
| 21:17
Paul Pogba do të jetë në gjendje të rikthehet në stërvitjet e Juventusit në vetëm 12 javë pasi t’i reduktohet dënimi për doping.
Mesfushori u pezullua për katër vjet në shkurt pasi doli pozitiv për substancën e ndaluar DHEA.
Megjithatë, ndalimi i tij tani është reduktuar në 18 muaj nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, raporton Daily Mail.
Ai tani do të jetë i lirë të kthehet në stërvitje me gjigantët italianë në janar si rezultat o këtij vendimi. Ndërkohë, ai mund të fillojë të luajë sërish ndeshje nga marsi i 2025-ës.
Gjoba fillestare e Pogba gjithashtu është lënë mënjanë, shton raporti.