Zvogëlohet numri i udhëtarëve që shfrytëzuan trenin për 3.25 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përgatitur publikimin e radhës “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit TM – 4/2019”, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor, dhe Telekomunikimin për tremujorin e katërt (TM42019).
Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna si në vijim: Në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport. “Në tremujorin e katërt të vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 31 mijë, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2018, numri i udhëtareve është zvogëluar për 3.25 %. Transporti i mallrave me tren në tremujorin e katërt të vitit 2019 është rreth138mijë ton,krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2018 kemi ulje për 34 %. Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e katërt të vitit 2019, kemi pasur 1823 fluturime apo 2% më pak se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 42018). Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori është rreth 528mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 4 2018) kemi rritje për 5.71%”, thuhet në raportin e ASK-së.
/Epoka e re/