Zyba: Gati t’i gëzojmë gjithë shqiptarët

12 tetor 2022 | 16:15

Në konferencë për medie krahas trajnerit Ilir Daja ishte edhe mesfushori Qëndrim Zyba. Ky i fundit është optimist se skuadra e Ballkanit do të gëzojë të gjithë sportdashësit në Kosovë.

“Na pret një ndeshje mjaft e vështirë, kundërshtari ka kualitet. Do të jemi maksimalisht të përqendruar që të gëzojmë të gjithë sportdashësit kosovarë dhe shqiptarë, por e dimë që na pret një ndeshje mjaft e vështirë”, ka thënë Zyba, i cili me pas foli për trajnerin Daja. “Trajneri na shton besimin kur na jep detyra që t’i sulmojmë skuadrat. Kemi më shumë freski në ndeshje, na ndihmon shumë trajneri në vetëbesim dhe çdo gjë tjetër”, ka shtuar ai.

Zyba ka thënë se mbushja e stadiumit me tifozë do të jetë motiv i madh për lojtarët në këtë ndeshje të rëndësishme. “Do kemi përkrahje të madhe nga të gjithë. Një gjë e tillë na motivon më shumë. Do qëndrojmë me këmbë në tokë, shpresoj t’i gëzojmë tifozët tanë”.

“Unë shpresoj që të na nënvlerësojnë edhe në vazhdim, një gjë e tillë është në të mirën tonë, por besoj se Sivasspori ka marrë masat e duhura për takimin e nesërm pas fitores tonë në Turqi”, ka përfunduar Zyba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një konflikt për motive banale dyshohet se u bë shkak…