Zyba i lumtur me rikthimin, ky është reagimi i tij

01 mars 2022 | 15:46

Lajm i mirë për trajnerin dhe tifozët e Prishtinës është rikthimi i mesfushorit Qëndrim Zyba i cili u ka munguar kryeqytetasve për një kohë të gjatë.

21-vjeçari pati pësuari lëndim të rëndë në ligamentet e gjurit tetë muaj më parë në ndeshjen ndaj Ferencvarosit në Ligën e Kampionëve. Zyba është rikthyer në ndeshjen që Prishtina e ka zhvilluar kundër Gjilanit (2-2).  Ai ka thënë se është shumë i lumtur që është rikthyer sërish për t’i ndihmuar skuadrës.

“Shumë i lumtur për rikthimin tim. I falënderohem Zotit për shëndetin që kam. Gjithashtu i falënderohem shumë Qërim Kidës për operimin. Arbanis Maxhuni, nuk kam fjalë të të falënderoj për punën që ke bërë me mua, për sinqeritetin, dëshirën për rikthimin tim. Ti je njeri me vlera dhe me zemër të madhe. Jemi me fat që të kemi…”, ka shkruar Zyba në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 2.4 miliardë grave në moshë pune nuk u ofrohen…