
Zyba i LV-së: Çdo gjë është e mundshme më 15 prill, afati po ngushtohet
10 prill 2025
| 11:45
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka deklaruar se do të jetë prezent në Kuvend dhe do të përmbushë obligimet e tij ligjore si deputet.
“Unë do të jem prezent në Kuvend dhe do e kryej obligimin tim”, ka thënë Zyba.
Ai ka theksuar se mundësitë për zhvillime të reja janë të hapura, duke shtuar se pas votimit të kryeparlamentarit dhe të kryesisë, çdo gjë mund të ndodhë.
“Mundësitë mund të jeni. Çdo gjë është e mundshme. Pas votimit të kryeparlamentarit, dhe kryesisë çdo gjë është e mundshme me ndodhë”, ka thënë ai për “Frontonline”
Zyba ka theksuar se afatet për veprim janë ngushtuar dhe situata mund të marrë kthesa të ndryshme.
“Po ngushtohet çdo afat i mundshëm”, ka thënë Zyba.