Zyba: Kalimi te Legia është përmbushje e ëndrrës sime
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Qëndrim Zyba është shprehur i lumtur pas transferimit te gjiganti polak, Legia Varshava.
Zyba iu ka bashkuar kësaj skuadre në formë huazimi për gjashtë muaj dhe më të drejtën e blerjes. Mesfushori i talentuar është shprehur i lumtur me transferimin dhe i gatshëm të “luftojë” për fanellën e Legias.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar sepse jam në një vend të veçantë. Unë iu bashkova Legia Varshavës, klubit më të madh në Poloni, me tifozët më të mirë dhe ambiciet e kampionatit. Kjo ditë është përmbushja e ëndrrës sime që kam kohë që punoj”, ka thënë Zyba.
“Do të doja t’i jepja Legias gjithë të mirat dhe të fitoja zemrat e tifozëve me paraqitjet e mia të mira. E di që mund të zhvillohem në një klub të tillë. Unë jam një lojtar që jap gjithçka në fushë, luftoj nga fillimi deri në fund. Kam vënë gjithë zemrën time në çdo ndeshje dhe stërvitje”, ka shtuar Zyba, i cili te Legia ka zgjedhur fanellën me numër 11.