Zyba largohet nga Legia
24 maj 2024
| 12:19
Mesfushori Qëndrim Zyba nuk do të vazhdojë me Legian e Varshavës përtej këtij edicioni. Klubi polak përmes një postimi në llogarinë e tyre në “Twitter” njoftoi se mesfushori kosovar do të largohet nga klubi.
“Qëndrim Zyba do të largohet nga klubi”, thuhet në njoftimin e klubit polak. Zyba fillimisht ishte raportuar se do të shitet te Legia, megjithatë në fund u vendos vetëm për një huazim deri në fund të sezonit nga Ballkani. Ai pati shumë pak minutazhë te Legia dhe nuk e fitoi besimin e klubit për të vazhduar. Zyba do të rikthehet te Ballkani dhe mbetet të shihet se a do ta vazhdojë karrierën diku tjetër.
Qendrim Zyba to leave the club. pic.twitter.com/t77zuDiwGi
— Legia Warsaw (@LegiaWarsawEN) May 24, 2024