Zyba në formacionin e javës në Çeki

22 korrik 2024 | 11:50

Qëndrim Zyba ka lënë gjurmë qysh në ndeshjen e tij debutuese me Slovan Liberecin në Superligën e Çekisë.

Mesfushori kosovar iu bashkua dy javë më parë Liberecit, derisa është inkuadruar në minutat e fundit ndaj Karvinas.

Inkuadrimi i therrandasit ishte i qëlluar nga trajneri Radoslav Kovac, pasi Zyba asistoi te goli i tretë në fitoren 1-3 të Slovan Liberecit.

Paraqitja e reprezentuesit të Kosovës është vlerësuar dhe ai ka zënë vend në formacionin e javës në Superligën e Republikës së Çekisë.

Sofa Score e ka vlerësuar atë me notë 7,8 dhe Zyba është futur në formacionin më të mirë të xhiros së parë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorët vendas në qendrat turistike në Spanjë, si p.sh. Barcelona…