![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/10/zyba.jpg)
Zyba: Presim rezultat pozitiv ndaj Dinamo Zagreb
04 tetor 2023
| 17:05
Në konferencën me medie krahas trajnerit Ilir Daja ishte edhe Qëndrim Zyba. Ky i fundit beson se djelmoshat e skuadrës nga Suhareka mund të arrijnë një rezultat pozitiv.
“Është një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë, por ne jemi të motivuar maksimalisht. Ne do të japim gjithçka nga vetja për të marrë një rezultat pozitiv. Dinamo Zagreb ka një superskuadër që ka qenë në Ligën e Kampionëve por edhe në Ligën e Evropës e tash në Ligën e Konferencës”, ka deklaruar Zyba. Ndeshja Ballkani-Dinamo Zagreb i takon Grupit C dhe zhvillohet nga ora 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
/Epoka e re/