Zyberaj: AKR-ja do të jetë pjesë e Kuvendit
Jetlir Zyberaj, këshilltar i presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për rinumërimin e 530 kutive të votimit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se askush nuk duhet të këtë frikë nga rinumërimi i votave.
Zyberaj është shprehur i bindur se AKR-ja me partitë tjera të koalicionit do të përfaqësohet në Parlamentin e Kosovës.
Postimi i plotë i Zyberajt:
Me gjithë deformimin e vullnetit të popullit të Kosovës nga komisionerët e pistë(siç i quajti kryetarja e KQZ)gjatë zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, AKR me partitë tjera në koalicion do të përfaqësohet në Parlamentin e Kosovës.
Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për demokracinë e Kosovës pasi vullneti i popullit nuk mund të ndryshohet.
Askush nuk duhet të ketë frikë nga ri-numerimi i kutive të votimit, vetëm ata që abuzuan me pozicionet e tyre dhe u përpoqën të ndryshojnë vullnetin e popullit.
Është një sinjal i fuqishëm që demokracia jonë nuk mund dhe nuk do të pranojë abuzimin e vullnetit të elektoratit.