Zyberaj: AKR-ja nuk ka pakënaqësi me LDK-në
17 janar 2021
| 18:47
Kandidati për deputet i Aleancës Kosova e Re, Jetlir Zyberaj e ka mohuar se partia e Behgjet Pacollit të ketë pakënaqësi me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), në lidhje me renditjen e përfaqësuesve të AKR-së në listën për deputet.
“Nuk ka kurrfarë pakënaqësish dhe probleme në raportin LDK-AKR. Përkundrazi, ekziston harmoni dhe frymë bashkëpunuese për fitoren e 14 shkurtit”, ka shkruar Zyberaj në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/