Zyberaj: AKR-ja propozoi rezolutën për mbrojtjen e vlerave të luftës

09 korrik 2020 | 23:45

Këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka thënë se Aleanca Kosova e Re e ka propozuar Rezolutën për unitetin politik në vazhdimësi të thirrjeve të presidentit Behgjet Pacollit që liderët politikë dhe institucionalë të bashkohen dhe të arrijnë konsensus në dritën e sfidave me të cilat përballet Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur se është e rëndësishme që Kosova të veprojë si një zë i vetëm për çështje që janë vendimtare për shtetin dhe kombin.

Postimi i plotë i Zyberajt:

Kuvendi i Kosovës miratoi sot një rezolutë të rëndësishme që riafirmon unitetin politik të skenës politike të Kosovës në mbrojtje të vlerave të popullit të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aleanca Kosova e Re e ka propozuar këtë rezolutë në vazhdimësi të thirrjeve të presidentit Behgjet Pacollit që liderët politikë dhe institucionalë të bashkohen dhe të arrijnë konsensus në dritën e sfidave me të cilat përballet Kosova. Asnjëherë si më parë, është e rëndësishme që Kosova të veprojë si një zë i vetëm për çështje që janë vendimtare për shtetin dhe kombin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se…