Zyberaj: Beogradi nuk po i respekton marrëveshjet e Brukselit

21 korrik 2018 | 12:42

Qeveria e Serbisë ka refuzuar kërkesën për vizitë të ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, pas ftesës së kryetarit të Këshillit të Sanxhakut për të vizituar këtë rajon nga një zyrtar i Shtetit të Kosovës.

Këshilltari politik i Pacollit, Jetlir Zyberaj, përmes një një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Republika e Kosovës ka vepruar gjithmonë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit mbi vizitat e zyrtarëve të lartë dhe ka respektuar procedurat e kërkuara.

“Ky rast tregon përsëri se Beogradi nuk është i angazhuar të respektojë Marrëveshjet e Brukselit dhe shkakton tensione të panevojshme të rreme për të parandaluar vizitat e zyrtarëve të lartë të Kosovës në territorin e Serbisë”, ka shkruar Zyberaj.

Ai ka shtuar se “Të gjitha këto ne do t’i adresojmë te zonja Mogherini dhe autoritetet tjera ndërkombëtare”,

“Mentaliteti shovinist i pushtetit në Beograd nuk mund të lejohet të pengojë progresin euroatlantik dhe paqen në Ballkanin perendimor”, ka shkruar Zyberaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, u ka uruar suksese nxënësve…