Zyberaj: Beogradi po tenton destabilizimin e Kosovës para zgjedhjeve
Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se në ditët e fundit ka pasur përpjekje të vazhdueshme nga Beogradi për të destabilizuar Kosovën para zgjedhjeve.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se të gjitha kërkesat për vizita në Kosovë nga zyrtarët serbë janë refuzuar, duke shtuar se qëllimi i Beogradit është të destabilizojë Kosovën, të kërcënojë serbët lokalë dhe të ndërhyjë në procesin zgjedhor.
Sipas tij, vendimi për refuzimin e vizitave të zyrtarëve të Serbisë është marr pas konsultimeve të ngushtë me institucionet e sigurisë në Kosovë.
Postimi i plotë i Zyberajt:
Në dy ditët e fundit ka pasur përpjekje të vazhdueshme nga Beogradi për të destabilizuar Kosovën para zgjedhjeve.
Të gjitha kërkesat për vizita në Kosovë nga zyrtarët serbë janë refuzuar dhe asnjë nuk do të aprovohet.
Qëllimi i Beogradit është të destabilizojë Kosovën, të kërcënojë dhe të shantazhoj serbët lokalë dhe të ndërhyjë në procesin zgjedhor.
Ky vendim merret pas një konsultimi të ngushtë me institucionet e sigurisë në Kosovë.
Ky vendim është në interesin e Kosovës dhe mbron të gjithë qytetarët që të bëjnë zgjedhjen e tyre të lirë për udhëheqësit e tyre të ardhshëm.