Zyberaj: Dua të garoj për Shqipërinë, i pakënaqur me Kosovën

29 nëntor 2023 | 13:30

Shqiptari nga Kosova, Erzen Zyberaj, me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë përshkoi 260 kilometra nga Prishtina për në Tiranë.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai shtoi se nuk ka pasur mbështetje  nga Kosova duke shtuar se në maratona ka dëshirë të përfaqësoj Shqipërinë.

Mes tjerash ai nënvizoi s’ka pasur mbështetje nga askush duke shpresuar që në të ardhmen të ndryshojnë gjërat.

“Unë mendoj të përfaqësoj shtetin shqiptar në këto gara. Shteti nuk ka pasur leverdi me më mbështet. Domethënë i është dukur absurde. Unë ndjehem krenar të përfaqësoj Kosovën, por ama ndihem i pavlerësuar. S’kam përkrahje nga askush. Shpresoj që në të ardhmen të ndryshojnë gjërat, jo vetëm për mua po për të gjithë”, ka thënë Zyberaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asetet e fondeve pensionale kanë shënuar rënie të madhe në…