Zyberaj e quan monstrum Naim Murselin: Ishte fshehur mes nesh duke u paraqitur humanist
03 dhjetor 2023
| 15:00
Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli dhe bashkëpunëtor i ngushtë i tij e ka quajtur monstrum Naim Murselin, që kishte qenë këshilltar i Pacollit.
Zyberaj ka shkruar në “Facebook” se “sot drejtësia nisi procesin ndaj një monstrumi, Naim Murselit”.
“Në mënyrë dinake dhe të pabesë, ashtu siç kreu aktin mizor ndaj një nëne, ndaj gruas së tij, ai është fshehur mes nesh, duke u paraqitur i qetë dhe i sjellshëm, madje edhe humanist”.
“Procesi që nis sot është një sfidë për të parandaluar njëherë e mirë Naimët e tjerë, të cilët vrasin tinëzisht natën dhe qajnë ditën” ka shkruar Zyberaj.