Zyberaj: Koalicioni AKR-Nisma shkon i vetëm në zgjedhje
Jetlir Zyberaj, këshilltar politik i ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se koalicioni Nisma-AKR nuk do të hyjë në ndonjë koalicion tjetër parazgjedhor, veçanërisht jo me PDK-në.
Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se koalicioni Nisma-AKR është formuar me qëllim që t’u ofrojë qytetarëve të Kosovës një alternativë të qeverisjes që ofron zhvillim ekonomik, thellimin e partneritetit me perëndimin dhe forcimin e sundimit të ligjit.
“AKR-ja është në një koalicion me NISMA me qëllim që t’u ofrojë qytetarëve të Kosovës një alternative të qeverisjes që ofron zhvillim ekonomik, thellimin e partneritetit me Perëndimin dhe forcimin e sundimit të ligjit. AKR-ja mund dhe do ta ofrojë këtë alternative për qytetarët. Kjo është arsyeja pse ne nuk do të hyjmë në ndonjë koalicion tjetër parazgjedhor, veçanërisht jo me PDK-në. Ne jemi gati për zgjedhje me koalicionin tonë me Nismën dhe partnerët e tjerë”, ka shkruar Zyberaj.
/Epoka e re/