Zyberaj kompleton 24 orë vrapim, kalon edhe Mamurrasin
28 nëntor 2023
| 10:33
Atleti i njohur kosovar Erzen Zyberaj ka kompletuar plotë 24 orë vrapim, ku është nisur nga Prishtina për në Tiranë në distancë prej 260 kilometra. Ai po vrapon për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar dhe për nder të brezave të sakrificës.
Zyberaj tashme e ka kaluar edhe Mamurrasin dhe po shkon drejtë cakut kryesor, Tiranës. Kampioni kosovar është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po dhuron mjaftë emocione gjatë këtij rrugëtimi historik.