Zyberaj: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë
Jetlir Zyberaj, këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë.
Zyberaj ka shtuar se Presidenti Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, janë të pafajshëm.
“Sot është një ditë e errët në historinë e Kosovës. Lufta për çlirim dhe pavarësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë. Ne luftuam një luftë për të mbrojtur pragun tonë, ishim nen agresion dhe viktima. Historia nuk mund të ndryshohet kurrë. Luftëtarët tanë të lirisë, të gjithë, edhe Presidenti Thaçi dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, janë të pafajshëm dhe ne besojmë në luftën e tyre të drejtë. Si person, babai i të cilit u ndoq padrejtësisht nga një proces që ishte cirk dhe u lirua tani, mendimet e mia janë sot me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Zyberaj në profilin e vet në “Facebook”.
(V.Z / Epoka e re)