Zyberaj mohon tërheqjen e njohjes nga Dominika
02 nëntor 2018
| 22:33
Ministria e Punëve të Jashtme ka mohuar kategorikisht se Dominika ka tërhequr njohjen për Kosovën.
Këshilltari i Pacolli, Jetlir Zyberaj ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se kjo është shpifja e radhës nga ana e shtetit të Serbisë. Sipas tij, Kosova ka marrëdhënie diplomatike me Dominikan. “Jo, s’është e vërtetë se Dominika ka tërhequr njohjen për Kosovën, është shpifje e radhës nga Serbia. Ne kemi marrëdhënie të mira diplomatike me ta”, ka thënë Zyberaj.
/Epoka e re/
.