Zyberaj: MPJ-ja lejoi vizitën e Gjuriqit, Serbia t’i ndalojë politikat shoviniste ndaj Kosovës

05 janar 2020 | 23:51

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nesër do të vijë në Kosovë.

Gjuriq ka marrë leje nga institucionet e Kosovës për të qëndruar të hënën e 6 janarit në Kosovë në prag të Krishtlindjes ortodokse.

Lajmin e e  konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Po, ka qenë i rregullt dhe shumë i disiplinuar në parashtrimin e kërkesës dhe i është aprovuar. Gjithashtu, ky është një tregues i qartë se Kosova i respekton të gjitha obligimet ndërkombëtare që ka marr për lëvizjen e lire të njerëzve. Në anën tjetër Serbia, vazhdon me mentalitet kriminal ta trajtojë Kosovën duke i ndaluar pa arsye qytetarët tanë. BE-ja nuk duhet ta toleroje një gjë të tillë ngase situata mund edhe të eskalojë. Serbia duhet menjëherë ta liroje qytetarin tonë z. Mehmetaj dhe të ndalojë persekutimin dhe sjelljën kriminale ndaj shtetaseve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Zyberaj për gazetën “Epoka e re”.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i AKR-së në Kuvendin e Kosovën, Islam Pacolli, ka…