Zyberaj në Xërxë: Bizneset duhet të jenë prioritet për qeverinë e re
Jetlir Zyberaj, kandidat i AKR-së për deputet në Kuvendin e Kosovës e ka vizituar qendrën “QTX Mall” në Xërxë të Rahovecit.
Kandidati me numrin rendor 44 në listën e Lidhjes Demokratikes të Kosovës me numër 132, ka thënë se bizneset duhet të jenë prioritet në planprogramin e qeverisë së re, raporton “Epoka e re”.
“Prioriteti i parë i qeverisë së re, do të jetë trajtimi emergjent i krizës ekonomike, ndihma e madhe ndaj qytetarëve dhe bizneseve, ka shkruar Zyberaj në profilin e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Zyberajt:
Në QTX Mall në Xërxë, jashtëzakonisht i nderuar me pritjen e Hekuran Popaj dhe Masar Popaj.
QTX Mall shërben si vend pune i mbi 100 njerëzve të ndershëm kryesisht nga anadrinia. E përkundër krizës së shkaktuar nga pandemia, familja Popaj, ka ruajtur këto vende pune.
Prioriteti i parë i qeverisë së re, do të jetë trajtimi emergjent i krizës ekonomike, ndihma e madhe ndaj qytetarëve dhe bizneseve.#Shteti ndërtohet me njerëz të ndershëm e punëtorë.
/Epoka e re/