Zyberaj nuk e ndal vrapin, momentalisht gjendet në tunelin e Kalimashit
27 nëntor 2023
| 23:35
Atleti kosovar Erzen Zyberaj është duke e vazhduar fuqishëm vrapimin me synim për të arritur në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Ai ka nisur vrapimin të hënën gjatë ditës nga Prishtina dhe këtë vrapim po e bën në një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar.
Zyberaj tashme gjendet në tunelin e Kalimashit dhe forma e tij sikurse edhe në vrapimet e tjera vazhdon të jetë në nivel të lartë. Familjarët e Erzenit dhe ekipi përcjellës vazhdojnë të publikojë video të Zyberaj.