Zyberaj: Pacolli në Zvicër ka qëndruar vetëm në shtëpinë e tij, nuk ka arsye të futet në karantinë
27 prill 2020
| 21:29
Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka thënë se shefi i tij ka respektuar rreptësisht rregullat e autoriteteve zvicerane dhe ka qëndruar në shtëpinë e tij në Lugano në mbyllje në javët e fundit që nga shpërthimi i virusit Covid-19.
Ai ka thënë se nëse Pacolli vjen në Kosovë, vjen direkt nga shtëpia e tij, me aeroplan privat duke respektuar rregullat e udhëzuara në Zvicër.
“Si del se autoritetet e Kosovës nuk kanë besim në rregullat e zbatuara nga autoritetet zvicerane?. Ideja për karantinë në një konvikt studentor është një model kinez që nuk është aplikuar në vendet e përparuara të Evropës”, ka shkruar Zyberaj në llogarinë e vetë në “Facebook”.
/Epoka e re/