Zyberaj: Pacolli propozoi zgjedhjen e Presidentit nga populli në vitin 2007

20 qershor 2020 | 14:43

Këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, ka thënë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reflektuar me propozimin e tij që Presidenti të zgjedhet nga populli. Sipas Zyberajt, Pacolli një gjë të tillë e kishte kërkuar në vitin 2007.

“Është mirë të shohësh që ish-kryeministri Haradinaj ka reflektuar në këto vite. Sot paska propozuar zgjedhjen e presidentit nga populli. Kur në vitin 2007 z.Behgjet Pacolli propozoi zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit, ishte partia e zotit Haradinaj që akuzonte se Pacolli dëshiron të importojë sisteme nga lindja”, ka shkruar Zyberaj.

Postimi i plotë i Zyberajt:

Është mirë të shohësh që ish-kryeministri Haradinaj ka reflektuar në këto vite. Sot paska propozuar zgjedhjen e presidentit nga populli…
Kur në vitin 2007 z.Behgjet Pacolli propozoi zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit, ishte partia e zotit Haradinaj që akuzonte se Pacolli dëshiron të importojë sisteme nga lindja.
Pacolli gjithnjë besonte se në sistemin politik të Kosovës për të pasur legjitimitet institucional do të ishte mirë që të zgjidhët drejtpërdrejt Presidenti dhe të shmangën kriza politikë në vend.
Gjithashtu kur Pacolli po propozonte të përqendrohet ekonomia në agrokulturë, ai u sulmua se dëshiron të bëjë të gjithë kosovarët bujqit. Por, vitin e kaluar programi elektoral i zotit Haradinaj ishte fokusuar në bujqësi mjaft shumë.
Por, mirë të shohësh reflektimet që po ndodhin. Kjo na ndihmon të gjithëve të krijojmë konsensus dhe të kemi ide konkrete mbi zhvillimin.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar që të shkarkohet…