Zyberaj: Po punohet intensivisht për lirimin e Tomor Morinës
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se prej ditës së arrestimit të Tomor Morinës, kjo ministri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Maqedonia e Veriut ka procedura që duhet t’i ndjek në këtë rast.
Zyberaj ka treguar se MPJ-ja është duke komunikuar rregullisht dhe intensivisht me Shkupin për të shpejtuar lirimin e ish-luftëtarit të lirisë, Tomor Morina.
Ky është postimi i plotë i Zyberajt:
Që nga dita e parë e ndalimjt, ne jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet e Maqedonisë Veriore për të siguruar lirimin e Tomor Morinës.
Ka procedura në Maqedoninë e Veriut qe autoritetet e atjeshme duhet me i ndjek, dhe ne jemi duke komunikuar rregullisht dhe intenzivisht me Shkupin për të shpejtuar lirimin e ish luftetarit te lirisë, Tomor Morina.
Urdhër-arrestet politik të Serbisë* kundër luftëtarëve të lirisë së UÇK-së nuk kanë kuptim dhe as bazë ligjore dhe thjesht bazohen në lojra politike të Beogradit.
Ne besojmë se së shpejti lirimi i tij do të ndodh dhe kështu edhe kthimi i tij tek familja.
Besojmë në lirimin e shpejt të Tomorit dhe këtu nuk ka dilema.
*Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera.
Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon.
/Epoka e re/