Zyberaj pranon detyrën e kryeshefit të Arkivave
31 dhjetor 2019
| 11:04
Bedri Zyberaj ka pranuar detyrën e kryeshefit të Agjencisë së Arkivave të Kosovës nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit, njëherësh sekretar i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Veton Firzi.
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, më datë 17 dhjetor ka zhvilluar mbledhjen e 115-të, në të cilën ka miratuar shumë vendime, ndër të tjera ka emëruar Bedri Zyberajn në pozitën e kryeshefit të Agjencisë së Arkivave të Kosovës për një mandat trevjeçar.