Zyberaj: PZAP-i mbrojti vullnetin e lirë të votuesve të Kosovës
11 nëntor 2019
| 15:35
Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP) për të pranuar ankesën e koalicionit Nisma-AKR-PD që mos të merren parasysh votat e ardhura nga Serbia, ka reaguar Jetlir Zyberaj, këshilltar i presidenti të AKR-së, Behgjet Pacolli.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se PZAP-ja sot ka mbrojtur vullnetin e lirë të votuesve të Kosovës dhe ka vendosur sundimin e ligjit në proces.
“PZAP sot ka mbrojtur vullnetin e lirë të votuesve të Kosovës dhe ka vendosur sundimin e ligjit në proces. Është turp për të gjithë ata që penguan vullnetin e popullit të Kosovës dhe që menduan të lejojnë Vuçiqin dhe Daçiqin të vendosin përbërjen e Parlamentit të Kosovës”, ka shkruar Zyberaj.
/Epoka e re/