Zyberaj: Serbia joserioze në zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën
Jetlir Zyberaj, këshilltar i zëvendëskryeministristri e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” se Serbia mbetet krejtësisht joserioze në zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën në Bruksel.
Zyberaj këtë deklarim e ka bërë pasi për herë të dytë rresht akademikut Hivzi Islami, i është ndaluar hyrja në Serbi.
“Pala serbe definitivisht është e painteresuar dhe totalisht joserioze në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.
Sot, për herë të dytë përsëriti ndalimin e akademikut Hivzi Islami ne piken kufitare me Serbinë”, ka shkruar Zyberaj.
“Zyrtarët e Kosovës dhe qytetarët tanë në vazhdimësi përballen me gjëra të tilla. BE do të lajmërohet nga ana jonë që reciprociteti nga ana e Kosovës është mundësi reale tani”.