Zyberaj: Serbia përdor shitjen e armëve për të blerë nota fallco kundër Kosovës
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se sot mediet serbe po shkruajnë për atë që diplomacia e Kosovës e ka thënë shumë kohë më parë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar ballinë e gazetës serbe “Kurir”, duke shkruar së zyrtarët serbë po përdorin shitjen e armëve në të gjithë botën për të blerë nota diplomatike fallco kundër Kosovës.
Postimi i plotë i Zyberajt:
Sot vet Kurir-i serb, po shkruan atë që kemi thënë për shumë kohë, zyrtarët serbë po përdorin shitjen e armëve në të gjithë botën kundër Kosovës dhe në shkelje të sanksioneve dhe ligjeve ndërkombëtare.
Serbia po blen vendet që japin nota diplomatike të falsifikuara përmes shitjeve të armëve. Ata shkojnë aq larg për të shitur armë dhe për të vrarë civilë të pafajshëm me armë serbe nëpër botë, vetëm për të kënaqur veten e tyre me luftën politike kundër Kosovës, me nota fallco diplomatike dhe me propagandë.
Vujic është njeriu i Daçiçit dhe ka levizur me Cizelj me diplomacinë kofer.