Zyberaj: Sot kujtojmë të madhin Fadil Vokrri
Këshilltari i ish-zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj ka thënë se i gjithë populli i Kosovës i është mirënjohës legjendës Fadil Vokrri për atë që ka bërë për sportin e Kosovës.
Sot janë bërë dy vjet nga vdekja e ish-kryetarit historik të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri.
“Fadili ishte një ikonë e krenarisë kosovare, i cili për sportin në përgjithësi e në veçanti për futbollin bëri shumë. Jo vetëm sportdashësit, por i gjithë populli i Kosovës i është mirënjohës për gjithë atë që e ka bërë. Fadili ishte dhe mbetet kësisoj një figurë përbashkuese, identifikuese e krejt brezave të kosovarëve, kosovarëve kudo që jetojnë në botë. Ai do të kujtohet gjithnjë nga populli i Kosovës, dhe trashëgimia e tij flet për të, për Kosovën dhe flamurin tonë”, ka shkruar Zyberaj në profilin e vet në “Facebook”.
(V.Z / Epoka e re)