Zyberaj tregon arsyen pse nuk u lejua vizita e Vulinit në Kosovë
25 mars 2018
| 15:29
Shef i stafit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe këshilltari i lartë politik i ministrit Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re” se nuk i është lejuar hyrja ministrit serb Aleksandër Vulinit që ta vizitojë Kosovën për nesër (e hënë).
Ai ka thënë se Vulini duhet të distancohet nga kriminelët e luftës që kanë kryer krime në Kosovë.
“Vizita e ministrit serb të Punëve të Brendshme dhe atij të mbrojtjes çdo herë do refuzohen. S’kanë çka kërkojnë në Kosovë. Duhet të distancohen nga kriminelët e luftës që kanë kryer krime në Kosovë dhe jo t’i dekorojnë ata”, ka thënë Zyberaj.