Zyra e BE-së kërkon funskionalizimin e Bordit të RTK-së dhe KPM-së para zgjedhjeve
Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë ka kërkuar që dy borde të funksionalizohen.
Më saktë, zyra e BE-së ka kërkuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për të vazhduar me nominimet e nevojshme për bordin e RTK-së dhe Komisionin e Pavarur për Media (KPM).
Në një përgjigje për “Telegrafin”, Joanna Lachana, zëdhënëse e Zyrës së BE-së në Prishtinë, ka vlerësuar se ky është një veprim thelbësor.
“Konfirmojmë se BE-ja i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit dhe liderëve të grupeve parlamentare, duke kërkuar nga Kuvendi që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vazhduar me nominimet e nevojshme për Bordin e RTK-së dhe Komisionin e Pavarur për Media. Ky veprim është thelbësor për të siguruar që të dyja këto institucione të mbeten funksionale dhe të kenë një kuorum vendimmarrës gjatë periudhës së zgjedhjeve”, ka thënë Lachana.