Zyra e BE-së në Kosovë: Autorët të mbajnë përgjegjësi për masakrën e Reçakut

15 janar 2024 | 13:03

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, ka thënë se drejtësia për këtë krim duhet të vendoset dhe autorët të mbajnë përgjegjësi.

“Në përvjetorin e masakrës së Reçakut, ne iu bashkuam familjeve dhe popullit të Kosovës në përkujtimin e viktimave, jeta e të cilëve u ndërpre 25 vjet më parë. Drejtësia për këtë krim të tmerrshëm duhet të vendoset dhe autorët të mbajnë përgjegjësi”, është thënë në reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian të publikuar në platformën “X”.

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipe Hysenaj, Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj, sot (e diel)…