Zyra e BE-së në Kosovë mirëpret funksionalizimin e KQZ-së
29 mars 2019
| 16:55
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka mirëpritur vendimin e presidentit Hashim Thaçi për emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).
“Ne e mirëpritëm vendimin e presidentit Hashim Thaçi për caktimin e anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor. Funksionimi i KQZ-së është esencial për demokracinë e Kosovës”, ka shkruar Zyra e BE-së në Kosovë në llogarinë e vet zyrtare në “Twitter”.
Vendimi i Thaçit për funksionalizimin e KQZ-së ka ardhur pas thirrjes së ambasadës së ShBA-së në Prishtinë për ta bërë një gjë të tillë.