Zyra e KiE-së në Prishtinë organizon tryezë diskutimi, merr pjesë edhe Haxhiu
07 nëntor 2024
| 08:33
Zyra e Këshillit të Evropës në kuadër të projektit “Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit” organizon tryezë diskutimi “Thyerja e ciklit të dhunës: Integrimi i programeve për trajtimin e kryerësve të dhunës në familje si pjesë e dënimit”.
Në këtë tryezë diskutimi, do të marr pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Tankut Soykan, Zëvendësshefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.
Ngjarja pritet të fillojë nga ora 09:30.